“Faleminderit shqiptarë!” – reagimi i OVL të UÇK-së pas protestës mbarëkombëtare në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas protestës mbarëkombëtare të mbajtur sot në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në reagimin e shkurtër të publikuar nga OVL e UÇK-së thuhet: “Faleminderit shqiptarë!”, duke shoqëruar mesazhin me flamurin kombëtar.