Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana për “Kosova Today” tha se të gjitha përgatitjet janë bërë për protestën e sotme që do të mbahet atje.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjithçka është duke shkuar siç e kanë menduar.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe shiu ka nisur të ndalet, kështu që jemi në rrugë të mbarë, çdo gjë është duke shkuar ashtu siç e kemi paramenduar dhe menduar”, u shpreh ai.