Piero Ausilio, drejtor sportiv i Interit, hedh poshtë interesin e klubeve arabe: “Jam mirë këtu ku jam, kam kontratë deri më 2027. Në të kaluarën kam pasur oferta edhe më të mira financiarisht, por nuk jam larguar kurrë nga këtu”.
Për transferimet: “Lookman? U përpoqëm, menduam se mund të ndryshonte diçka, por Atalanta ishte e palëvizshme në pozicionin e saj. Koné? Patëm kontakte, por Roma na tha se nuk bëhej asgjë. Më pas u fokusuam te Diouf”. Për Gasperinin dhe ndeshjen e së shtunës në “Olimpico”: “Do të më pëlqente të punoja me të; ajo që ka bërë tregon se është një top trajner”.
Për trajnerët aktualë: “Chivu ka gjithçka që kërkonte Interi dhe pronësia e klubit e aprovoi. Për Fabregas dhe De Zerbi bëmë sondazhet tona dhe nxorëm përfundimet; ata vendosën të mos lëvizin”.
Trajnerët më të mirë të parë në fushë sipas Ausilios: “Spalletti dhe Conte”. Në menaxhim: “Simone, Mancini dhe Ranieri, me të cilët kam lidhje të veçanta”. Rreth Neymarit: “Lajmet për këtë çështje ishin gënjeshtra, asnjëherë nuk na u ofrua”.
The post “Neymar ishte gënjeshtër… Nuk kemi kontaktuar kurrë me të, as na është ofruar” appeared first on Telesport.









