Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Gazetarët e RTK-së punojnë nën presion të madh politik nga partia në pushtet

Organizata joqeveritare me mision për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka publikuar raportin e fundit.

Sipas këtij raporti, thuhet se gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) punojnë në presion të madh nga partia në pushtet, si dhe përmenden përjashtimet arbitrare nga ekrani.

“Gazetarët në transmetuesin publik Radio Televizioni i Kosovës ankohen se po punojnë nën presion të madh politik nga partia në pushtet. Qeveria ka përjashtuar (nga ekrani) në mënyrë të menjëhershme disa gazetarë dhe nuk ka paguar pagat për muajin gusht. Shërbimi në gjuhën serbe i transmetuesit, i cili është i garantuar me Kushtetutë, prej kohësh po lufton për autonominë e vet, por ende nuk ka një faqe interneti, kanal video apo llogari në rrjete sociale”, thuhet në raport.