Arrestimi i Kastriot Shalës, prapaskenat: Nxori armën …!

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin e shumë kërkuar, hajnin- Kastriot Shalën.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ai është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë. Mirëpo, çfarë ndodhi pak para prangosjes.

Burimet tregojnë se Kastrioti nxori revolën dhe ka tentuar të shkrep në drejtim të forcave policore. Derisa këta të fundit e arrestuan hajnin nga Truda e Prishtinës.

“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I dyshuari i cili gjendej me një veturë të tipit Golf 7, kur është ndaluar nga policia ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë.

Shala bashkë me dy të dyshuar të tjerë dyshoheshin për disa raste të grabitjeve të armatosura dhe janë konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë.