Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, është bërë një objektiv i madh për Liverpool, lajm që është konfirmuar sot nga e përditshmja gjermane “Bild”.
Negociatat për të zgjatur kontratën e 25-vjeçarit gjerman janë zvarritur, duke bërë që klubet e tjera të monitorojnë nga afër situatën e tij. Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuara.
Liverpool është interesuar për Schlotterbeck pasi kërkon një qendërmbrojtës të ri. “Reds” rrezikojnë të humbasin Ibrahima Konaté si transferim të lirë në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa mbrojtësi i ri Giovanni Leoni kohët e fundit pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar.
Ndaj, skuadra angleze po përpiqet të sigurojë Schlotterbeck që në merkaton e dimrit, megjithëse Borussia nuk është e gatshme të diskutojë një shitje të menjëhershme. Pavarësisht kësaj, skuadra e Arne Slot vazhdon ta konsiderojë Nico-n si një pasardhës afatgjatë të Virgil van Dijk.
Schlotterbeck ka luajtur për Dortmund që nga korriku i vitit 2022, kur u transferua nga Freiburg për 20 milionë euro. Kontrata aktuale e gjermanit skadon më 30 qershor 2027. Borussia i ka ofruar atij një zgjatje deri në vitin 2030, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
The post Liverpool gjen te Borussia zëvendësuesin e Van Dijk, e duan edhe Bayern, Real e City appeared first on Telesport.