Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka analizuar në “Gazzetta dello Sport” mënyrën se si Cristian Chivu po imponon stilin e tij te zikaltrit, pas ardhjes në vend të Simone Inzaghit: “Gian Piero Gasperini shkoi te Roma me ide të konsoliduara dhe po i zbaton ato. Chivu po implementon një sistem të trashëguar me ide dhe forcë, që i bind lojtarët. Të dy kanë transmetuar shumë në pak muaj, por janë vetëm në fillim dhe kanë hapësira të mëdha për rritje”.
Për Interin, ish-trajneri zikaltër theksoi: “Mesfushori në zonën e topit, Calha ose një nga mesfushorët e qendrës, jep gjithmonë sinjalin e parë të presionit dhe skuadra e ndjek me guxim. Duhet përmirësuar qëndrueshmëria mendore në mbrojtje, tani shoh më shumë përqendrim. Nëse Interi blindon portën, ka pak rivalë”.
Rreth talenteve të rinj: “Pio Esposito po rritet ndeshje pas ndeshjeje, fiton minuta, vetëdije dhe siguri. Goli i tij në Tallin e tregon këtë më së miri. Bonny tregoi vlerën e tij kundër Cremoneses dhe pritet ta nisë titullar në ‘Olimpico’. Aftësia e tij për të lëvizur mund ta vërë në vështirësi mbrojtjen e Romës. Pio është një armë e madhe gjatë ndeshjes. Lautaro mbetet gjithmonë garancia kryesore, e di edhe Argjentina që po triumfon me sulmuesit më të mirë të historisë së saj”.
The post Stramaccioni: Nëse Interi “blindon” prapavijën, ka pak rivalë në Serie A appeared first on Telesport.