De Jong: Ja pse vendosa të qëndroj të Barcelona, ky është objektivi im për të ardhmen

Tani që rinovimi i kontratës së tij me Barcelonën është zyrtar dhe i vlefshëm deri në vitin 2029, Frankie de Jong foli përkrah presidentit Laporta pas nënshkrimit të marrëveshjes së re.

“Siç e kam thënë gjithmonë, si fëmijë gjithmonë ëndërroja të luaja për Barçën dhe tani po e realizoj këtë ëndërr. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj sa më shumë trofe për këtë klub”, tha holandezi.

Mesfushori, më pas shpjegoi objektivat e tij: “Gjithmonë kam dashur të jem në Barcelonë. Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Ndihem mirë me klubin dhe qytetin, si dhe me shokët e mi të ekipit dhe menaxhmentin“.

Shpesh i anashkaluar nga shtypi spanjoll para Pedri, Gavi dhe të tjerëve, ish-lojtari i Ajax nuk beson se është nënvlerësuar në dhomën e zhveshjes: “Nuk ndihem i nënvlerësuar nga shokët e mi të ekipit dhe trajneri. Është më shumë një gjë e shtypit. Secili është i lirë të ketë mendimin e vet“.

Mbi polemikat e shkaktuara nga lëndimet, të cilat rezultuan në një formë të dobët te Barcelona, ai tha: “Është e vërtetë që gjithmonë ka më shumë lëndime se zakonisht. Më pëlqen të luaj për ekipin kombëtar holandez, por e kam thënë shumë herë: ka shumë pak pushim për lojtarët.”

Shpresoj të kaloj 10 vjet në këtë klub dhe të fitoj sa më shumë trofe. Nuk e kam fituar ende Champions League dhe ky është një qëllim i imi. Do të shohim nëse mund ta arrijmë”, tha De Jong.

The post De Jong: Ja pse vendosa të qëndroj të Barcelona, ky është objektivi im për të ardhmen appeared first on Telesport.