Bastisje në dy shtëpi në veri, policia armë, uniforma serbe e emblema nacionaliste

Policia ka realizuar dy operacione të ndara në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, duke konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake në shtëpitë e dy të dyshuarve.

Rasti i parë është shënuar në fshatin Orashak, Zubin Potok, rreth orës 13:00.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari (i cili ndodhet jashtë vendit), në prani të një të afërmi të tij si dëshmitar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema “katër C”, si dhe një kapelë ushtarake.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Mikinic, Leposaviq, rreth orës 14:30.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, 55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/