Përmbytjet, të shkaktuara nga reshje të dendura në pjesën qendrore dhe lindore të vendit, sollën rrëshqitje dheu, përmbytje të lumenjve dhe shembje urash. Mijëra shtëpi janë dëmtuar ose zhdukur, ndërsa rrugë të tëra janë fshirë nga harta, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 100 mijë familje janë prekur, duke e vënë qeverinë në vështirësi për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe efektive. Ndërkohë, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, përballet me kritika në rritje për mënyrën si po menaxhohet situata emergjente. Gjatë vizitave të saj në terren, ajo është përballur me turma të zemëruara dhe thirrje kritike nga qytetarët e prekur.
Përmbytjet po testojnë seriozisht aftësinë e administratës Sheinbaum për të përballuar kriza natyrore, pas një viti me mbështetje të lartë publike.
Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të zhdukurit dhe ndihmën për të mbijetuarit, ndërsa shumë zona mbeten ende të izoluara dhe pa energji elektrike. /Klankosova.tv