Donnarumma flet me siguri: Italia do të kualifikohet në Botëror, ky Milan e meriton titullin

Gianluigi Donnarumma është i bindur: “Italia nuk do të mungojë për herë të tretë radhazi në Botëror. Kjo kombëtare do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026, pa dyshim. Kemi mësuar nga e kaluara, nuk do të nënvlerësojmë askënd. Jemi një grup që e do njëri-tjetrin, do të jemi gati për ‘play off’-in. Kjo fjalë nuk na tremb”.

Sa për Serie A, Donnarumma e sheh me sy kritik nga Anglia: “Në Premier League vrapohet deri në sekondën e fundit, në Itali jo, por kjo nuk do të thotë që është më mirë apo më keq. Katër a pesë skuadra mund të luftojnë deri në fund, kjo e bën kampionatin italian më interesant”.

Për fituesin e mundshëm: “Më pëlqen Milani. Po ndodh diçka e fortë në bazë, mendoj për Allegri dhe gjithë strukturën. Aty besojnë te titulli dhe kanë të drejtë”. Për të tjerët: “Interi ka grup të konsoliduar. Napoli me Conten ka energji dhe zgjuarsi. Roma e Gasperinit ka potencial, edhe Juventusi duhet marrë seriozisht. Do të jetë një kampionat i bukur deri në fund”.

E përfundoi me Guardiolën dhe Gattuson: “Pep është magjepsës, me të realiteti e tejkalon imagjinatën. Shpresoj të qëndroj gjatë në Manchester. Gattuso? Është gjithmonë pranë nesh, flet shumë, na ka kthyer shpejt identitetin kolektiv”.

The post Donnarumma flet me siguri: Italia do të kualifikohet në Botëror, ky Milan e meriton titullin appeared first on Telesport.