Vazhdon periudha e artë e Lautaros: Lumturia më vjen nga golat, fizikisht ndihem shumë mirë

Lautaro Martínez po konfirmohet gjithnjë e më shumë si lider edhe me Argjentinën. “El Toro” realizoi dopietë në vetëm gjysmë ore loje gjatë miqësores që “Albiceleste”, e fituar 6-0 kundër Porto Rikos: “Ishte një ndeshje për t’u luajtur, një nga të fundit para Kupës së Botës dhe ‘Finalissima’, ende pa datë. Është gjithmonë e rëndësishme të përballemi me këto ndeshje me përkushtim maksimal. Mund të shënonim edhe më shumë gola. Jam i lumtur për debutimin e disa të rinjve, kjo është shumë e rëndësishme për grupin”.

Kapiteni i Interit po kalon një moment të artë, si në Serie A, ashtu edhe në kombëtare: “Jam i lumtur, sepse për një sulmues është gjithmonë e rëndësishme të shënojë. Jam shumë mirë fizikisht dhe po përgatitem çdo ditë në mënyrën më të mirë”.

Megjithë ecurinë perfekte të Argjentinës, Lautaro paralajmëron: “Nuk duhet të relaksohemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, siç thotë gjithmonë edhe Scaloni. Kjo është fjala kyçe; të mos relaksohemi dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje”.

 

 

The post Vazhdon periudha e artë e Lautaros: Lumturia më vjen nga golat, fizikisht ndihem shumë mirë appeared first on Telesport.