AGK dënon paralajmërimin e Faton Pecit për padi ndaj gazetarëve

sociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci, se do të padisë disa gazetarë për publikimin e exit-polleve.

AGK e ka cilësuar këtë veprim si përpjekje për intimidim dhe pengim të punës së gazetarëve, duke e quajtur “sulm brutal ndaj lirisë së raportimit” dhe “tentim për ta zhvendosur betejën politike në atë mediale”.

Në reagim, AGK ka rikujtuar se Peci ka pasur edhe më parë sulme verbale ndaj mediave, duke i bërë thirrje që të heqë dorë nga praktika të tilla, të cilat e dëmtojnë demokracinë dhe lirinë e shtypit në Kosovë.