Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar.
Policia e Kosovës bën thirrje që kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:
192
038 508 07001
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”.