Ka ende distancë mes Juventusit dhe Kenan Yildiz për rinovimin e kontratës. Sulmuesi turk kërkon mbi 5 milionë euro neto në vit, ndërsa oferta e Juventusit është rreth 500 mijë euro më pak. Nëse marrëveshja nuk arrihet, Chelsea mund të ndërhyjë seriozisht, duke ofruar deri në 10 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.
Kenan, i lindur më 2005, konsiderohet një talent i madh dhe shumë varet nga vullneti i tij: të vazhdojë te Juventusi apo të kërkojë më shumë hapësirë diku tjetër. Këtë sezon ai ka 6 paraqitje në Serie A (1 gol dhe 3 asistime) dhe 2 në Champions League (1 gol dhe 1 asist).
Në total, karriera e tij te Juventusi përmblidhet: 92 paraqitje dhe 18 gola, plus 15 ndeshje dhe 2 gola me Next Gen. Situata mbetet e hapur dhe vendimtare për të ardhmen e Kenan Yildiz në Torino.
The post Chelsea e ka seriozisht, e josh Yildiz me pagë vjetore mbi 10 milionë euro appeared first on Telesport.