Zinedine Zidane ishte një nga figurat kryesore në “Festival dello Sport” të organizuar nga “Gazzetta dello Sport”. Legjenda franceze, që si trajner i Real Madridit fitoi 3 Champions radhazi, u shpreh me krenari për momentin më të bukur pas Botërorit: “Momenti më i mirë i karrierës sime, pas Kupës së Botës? Finalja e dytë e Champions-it kundër Juventusit. Mënyra si luajtëm në pjesën e dytë ishte e mrekullueshme. E kam parë 4, 5, 6 herë dhe gjithmonë them: Ky është futbolli, kjo është përsosmëria”.
Zidane foli edhe për ish-yjet e tij: “Do t’i stërvitja si Cristianon, ashtu edhe Modric. I adhuroja të dy, ashtu si Kroos dhe Benzema. Kishim 3-4 lojtarë që nuk e humbnin kurrë topin. Modric, Kroos, Isco, Benzema, Rodrygo…, ishte një skuadër e pabesueshme”.
Në fund, “Zizou” lavdëroi Lamine Yamal: “Nëse ka një lojtar që më emocionon kur prek topin, ai është Lamine Yamal. Kundër Interit në ‘San Siro’, sezonin e kaluar, i bëri të gjitha vetë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Ai është shembulli që duhet ndjekur nga të rinjtë”.
The post Zidane: Atë finale e kam parë deri 6 herë dhe gjithmonë them: Ky është futbolli afër perfeksionit appeared first on Telesport.