Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, u bë i njohur publikisht pas ngjarjes së 14 gushtit 2024, kur u ther tri herë me thikë në Mataró dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht u hetua si “viktimë”, por tani është paraqitur në gjykatë si i akuzuar, sipas “La Vanguardia”.

Ngjarja nisi kur Nasraoui po ecte në rrugën “Franck Marsha” dhe një fëmijë i hodhi ujë nga kati i tretë me një legen. Pas debatit me familjarët e fëmijës, Nasraoui u kthye më vonë në vendngjarje bashkë me dy miq. Në parkingun e fushës së futbollit në Rocafonda, ndodhi përleshja me dy vëllezër, babanë e tyre dhe një mik të familjes, që kishin me vete një thikë.

Njëri prej miqve të Nasraoui dëshmoi se “donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë”. Ndërkohë, agresori kryesor, i liruar me kusht në dhjetor, pretendon se veproi në vetëmbrojtje, duke thënë se iu desh të përdorte thikën pas një goditjeje me grusht që i theu hundën.

The post Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë appeared first on Telesport.