Rriten tensionet, luftë në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Tensionet mes Afganistanit dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit pas shkëmbimit të zjarrit që konsiderohet më i ashpëri në vite, duke ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Luftimet filluan pas sulmeve ajrore në Kabul dhe provincën kufitare Paktika, që Talebani i akuzoi si të kryera nga Pakistani. Megjithatë, Pakistani nuk ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për këto sulme.

Ky incident ndodhi në kohën kur ministri i Jashtëm i Talebanëve, Amir Khan Muttaqi, po vizitonte Indinë, rivalin kryesor të Pakistanit, çka shkaktoi shqetësime në Islamabad.

Talebani sulmoi sërish forcat pakistaneze në provincat kufitare Kunar dhe Nangarhar, ndërsa Pakistan i kundërpërgjigj me sulme ndaj kampeve dhe pozicioneve talebane në Afganistan, transmeton Klankosova.tv.

Të dyja palët raportuan humbje të mëdha njerëzore, por shifrat për viktimat ndryshojnë shumë dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Pakistan dhe Afganistani kanë histori të gjatë dhe të komplikuar me përplasje të shpeshta përgjatë kufirit të diskutuar “Durand Line”. Pakistan ka akuzuar prej kohësh Kabulin për mbështetje të grupit militant Pakistani Taliban (TTP), që Talebani e mohon.

Ndërkohë, sulmet u ndaluan pas ndërhyrjes së Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilat bashkë me Kinën dhe Rusinë kërkuan de-eskalim të situatës.

Shtetet e Bashkuara, përmes presidentit Donald Trump, ofruan ndihmën për të ndërmjetësuar paqen mes dy vendeve.