Departamenti Amerikan i Shtetit u ka revokuar vizat të paktën gjashtë individëve që dyshohet se “festuan” vrasjen e Charlie Kirk.
Departamenti i Shtetit në deklaratë theksonte se, vazhdon të identifikojë mbajtësit e vizave që festuan vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk, raporton CNN.
Lëvizjet e Departamentit për të revokuar dhe mohuar vizat për njerëzit për komentet e tyre në lidhje me Kirk-un kanë ngritur pyetje në lidhje me ligjshmërinë e tyre sipas Amendamentit të Parë.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha muajin e kaluar se agjencia me shumë mundësi u kishte refuzuar vizat njerëzve që festonin vrasjen e Kirkut.
Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau tha se kishte udhëzuar zyrtarët konsullorë të monitoronin komentet në mediat sociale që pretendonin të identifikonin individë që lavdëronin, racionalizonin ose e nënvlerësonin vdekjen e Kirkut.
Nuk është e qartë se sa persona janë caktuar për të bërë verifikimin e mediave sociale ose nëse revokimet e cituara të martën përfaqësojnë të gjithë ata që u janë revokuar vizat.