Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, foli për Rai pas fitores 3-0 ndaj Izraelit, kualifikuese e Botërorit 2026. Për humbjen në Oslo, ai tha: “Fatkeqësisht, kualifikimi u komplikua dhe nuk mund të gabojmë më. Duhet ta harrojmë atë ndeshje dhe të mendojmë për nëntorin, pastaj për ‘play-off’-et. Do të duhet punë, por jam i sigurt se skuadra do të bëjë mirë dhe do të shkojmë në Botëror”.
Mbi paraqitjen e tij: “Po krijojmë shumë, por po përmirësohemi edhe në mbrojtje. Mundohem të jem gjithmonë gati, por shoh një skuadër që nuk do të pësojë gola. Trajneri po jep shumë nga vetja, po zbatojmë ide të reja dhe kjo ndihet”.
Sa i përket sistemit të lojës: “Nuk ka rëndësi nëse mbrojtja është me 3 apo 4. Ajo që vlen është dëshira për të mos pësuar dhe luftuar në çdo rast. Sot u pa një ekip që do të fitojë, të argëtohet dhe ta arrijë Botërorin me çdo kusht”.
The post Donnarumma: Ta harrojmë disfatën e Oslos, do të kualifikohemi në Botëror me çdo kusht appeared first on Telesport.