Anglia e Thomas Tuchel siguroi zyrtarisht kualifikimin në Botërorin 2026, me 6 fitore dhe asnjë gol të pësuar. Pas fitores 5-0 ndaj Letonisë, trajneri gjerman deklaroi: “Nuk është kurrë e lehtë, edhe kur duket ashtu. Kemi punuar shumë. Është një moment i veçantë, rrallë ndodh të kualifikohesh për një Kupë Bote pa pësuar gol. Atmosfera është pozitive, ka vetëm buzëqeshje dhe muzikë. Duhet ta shijojmë”.
Tuchel shtoi: “Këto emocione nuk krijohen artificialisht. Është e bukur të shohësh sa shumë do të thotë për lojtarët. 6 ndeshje, 6 fitore, asnjë gol i pësuar; një mbrëmje speciale”.
Ndërkohë, tifozët anglezë e ngacmuan me humor për komentet e tij: “Thomas Tuchel, këndojmë ç’të duam” dhe “Thomas, bëj një këngë”. Ai reagoi me qetësi: “E kishin të drejtën ta bënin, më bënë të qesh. Është humor britanik dhe e pranoj”.
Në fund, shtoi: “Mbështetja ka qenë fantastike. Duam ta bëjmë Anglinë krenare edhe në Amerikë”.
The post 6 ndeshje, 6 fitore pa pësuar gol. Tuchel, pas kualifikimit: Ta bëjmë Anglinë krenare edhe në Amerikë appeared first on Telesport.