Anglia ka siguruar matematikisht kualifikimin në Kupën e Botës 2026 pas fitores 5-0 në Letoni. Trajneri iu “3 luanëve” Thomas Tuchel ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, në një grup ku anglezët kanë dominuar totalisht.
“Jemi dominues në ndeshje, jemi të uritur. Investojmë kundër topit, marrim shumë fitore me top në gjysmën kundërshtare”, deklaroi trajneri gjerman.
Më tej, Tuchel tha: “Për golin tonë të fundit, Harry Kane kthehet plotësisht në gjysmën e tij pas një gabimi nga shoku i tij i ekipit dhe ndihmon për të shënuar golin. Jemi të lumtur, jemi në rrugën e duhur”.
“Është një ndjesi klubi sepse luajmë në mënyrë agresive, me një presion të lartë. Është shumë fizike, kështu që është shumë e vështirë, por të gjithë duhet ta pranojnë idenë sepse përndryshe nuk mund të bësh presion të lartë”, shtoi Tuchel.
“Është një grup shumë i mirë dhe është kënaqësi t’i stërvitësh ata. Jam i kënaqur që arritëm kualifikimin në Kupën e Botës pa pësuar asnjë gol në këto eliminatore deri më tani”, tha Tuchel.
The post Tuchel lëvdata skuadrës: Jemi dominues dhe agresivë, është kënaqësi të stërvitësh këtë grup appeared first on Telesport.