Dërguti: Ka një ftohje të jashtëzakonshme të marrëdhënieve mes Pecit e Gërvallës

Opinionistja Aida Dërguti foli në lidhje me raportet mes Faton Pecit dhe Donika Gërvallës, për të cilat ajo tha se janë ftohur.

Dërguti u shpreh gjithashtu se Peci kishte përkrahjen e Osmanit, me të cilën edhe është takuar.

“Është parë që Faton Peci e ka pasur përkrahjen e Osmanit. Verës kur është përmendur kandidatura e tij, ai është takuar me Osmanin, ndërkohë që ka një ftohje të jashtëzakonshme të marrëdhënieve me Gërvallën. Ka qenë një takim gjatë verës, ka qenë në zyre të Osmanit. Këto takimet që japin sinjale para opinionit, ku shihet në një takim, në kohën kur është përfolur si emër”, u shpreh tutje ajo për Klan Kosova.