Kosova ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në Goteborg, ku mundi 0-1 Suedinë. Dardanët e nisën direkt në sulm, Muriqi provon të gjejë golin me rroveshatë në minutën e 2′, por topi përfundon shumë larg kuadratit të portës.
Në minutën e 9′, Isak godet me kokë pas topit të arhdur nga goditja e këndit, por Aro Muric tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 20′, Gyokeres pengohet me këmbët e Aro Muric dhe kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.
Në minutën e 31-të, Kosova gjeti avantazhin. Goditja nga jashtë zone e Vedat Muriqit devijohet dhe më pas dërgohet në rrjetë nga Fisnik Asllani. Ky është goli i parë për Kosovën për sulmuesin 23-vjeçar që luan me Hoffenheim, që sigurisht duhej festuar me shiponjë. SHIKOGOLIN
Në fund të pjesës së parë, Kosova i afrohet golit të dytë, goditja e parë nga Muriqi ndalet nga portieri suedez Johansson, ndërsa goditja e dytë nga Leon Avdullahu ndalet nga shtylla. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët.
Suedezët e nisin pjesën e dytë me tre zëvendësime dhe direkt në sulm. Në minutën e 47-të, Gyokeres provon të shënojë me kokë pas krosimit që mori nga Elanga, por goditja e tij sihte shumë e lehtë për Aro Muric.
Në minutat në vijim, Suedia provoi të gjente golin e barazimit me çdo mënyrë. Në minutën e 70-të, trajneri i Kosovës, Franco Foda, hedh në fushë Edon Zhegrovën në vend të Fisnik Asllanit.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Kosova fiton 0-1 dhe tani ka shanse të mëdha për të shkuar në play-off. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovenia dhe Zvicra u mjaftuan me një barazim pa gola.Situata në grupin B pas 4 ndeshjesh është si më poshtë:
1. Zvicra 10 pikë
2. Kosova 7 pikë
3. Sllovenia 3 pikë
4. Suedia 1 pikë
Ndeshjet e ardhshme më 15 nëntor: Slloveni-Kosove dhe Zvicër-Suedi.
The post Kosova shkruan historinë, mund Suedinë në Goteborg dhe tani është shumër afër play-offit (video) appeared first on Telesport.