Gazetari Shkumbin Kajtazi po vazhdon të shpjegojë se si, sipas tij, në Mitrovicë ka pasur manipulim të procesit zgjedhor, posaçërisht në lagjen Shipol.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës konfirmoi të martën se ka filluar mbledhja e informatave rreth dyshimeve për keqpërdorim të votës në Shipol. Dyshimet filluan menjëherë pas huqjeve të mëdha të Exit Polls vetëm në Mitrovicë.
Rreth kësaj teme, Shkumbin Kajtazi në Rubikon dha disa detaje me dëshmi në klasë të ndryshme të vendvotimeve se si nga një fletëvotim dilte më tepër.
Kajtazi aludoi se këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin ‘tren bullgar’, i cili mund të dalë në pah kur në kuti del një votë më tepër sesa numri i nënshkrimeve të votuesve.
Pra, treni bullgar përdoret kur votat blihen. Një person hyn në qendër të votimit me një fletëvotim falso të cilin e fut në kuti dhe fletëvotimin origjinal e merr të zbrazët nga vendvotimi. Fletëvotimi origjinal del jashtë, mbushet nga personat që blejnë votën dhe pastaj procesi i njëjtë vazhdon me persona të tjerë që e kanë shitur votën, hyjnë brenda me fletëvotim të mbushur dhe dalin jashtë me fletëvotim të zbrazët.
Dyshime për vjedhje e blerje të votës në Mitrovicë, aktivizohet Prokuroria