Trump pas samitit në Egjipt: “Do të vendos vetë çfarë është e drejtë për Gazën”

Presidenti amerikan shmang debatin për zgjidhjen me një apo dy shtete dhe vendos fokusin tek rindërtimi i Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë vetë se cila është rruga e duhur për të ardhmen e Gazës dhe çështjen palestineze, pas një samiti të zhvilluar në Egjipt që zyrtarizoi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

“Do të vendos vetë çfarë besoj se është e drejtë”, tha Trump të martën, duke folur për gazetarët në avionin që e kthente drejt Washington-it.

Samiti në Egjipt mblodhi aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të stabilizuar situatën në Gaza.

“Shumë njerëz favorizojnë zgjidhjen me një shtet, të tjerë zgjidhjen me dy shtete. Do të shohim”, deklaroi ai.

Trump theksoi se çdo vendim nuk do të merret në mënyrë të njëanshme, por në bashkëpunim me vende të tjera.

Megjithatë, presidenti amerikan la të kuptohet se çështja politike e shtetësisë mund të presë.

“Nuk po flasim për një shtet, një shtet të dyfishtë apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Trump.