Për Arifin “nuk ka qeveri të re” të Kurtit, thotë se janë dy opsione veç

Avni Arifi, ish-diplomat dhe opinionist, Albin Kurti nuk do të mund të krijojë qeveri të re.

Arsyeja, mungesa e numrave.

Për Arifin janë veç “dy opsione” që i mbeten të parit të Vetëvendosjes.

“Sipas të gjitha gjasave, jo, sepse nuk i ka votat. Që nga 9 shkurti është abuzuar me deklaratën ‘i kam votat’. Kur vinte puna me votu, i dilshin vetëm 58 deputetë. Tash i ka dy opsione, nëse mundet me bind Duda Baljen, edhe Adem Hoxhën, dhe me korruptu ndonjë deputet nga partitë opozitare”, tha Arifi në Klan Kosova.