Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar mbrëmë në një intervenim mjekësor urgjent në një zonë të thellë malore në veri të vendit, pranë kufirit me Serbinë.
Ekipet kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë emergjente një personi të komunitetit serb, i cili kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihen vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet gjatë qasjes në zonën malore, përmes rrugëve të ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm për lëvizje të lehtë.