Ambasadori i BE-së thotë se zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë ishin transparente

Ambasadori i BE-së Aivo Orav përshëndeti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, ka vënë në dukje se mbulimi mediatik i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta gjë pritet edhe në raundin e dytë.

Kosova mbajti të dielën zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamble komunale.

Gara e balotazhit do të mbahet më 9 nëntor në shumë komuna ku nuk pati fitues për kryetar më 12 tetor, duke përfshirë edhe kryeqytetin Prishtinën.