A do t’i komplikojë edhe më shumë balotazhi në 17 komuna planet e Kurtit për Kurti 3

Për 247 ditë me radhë—që nga 9 shkurti—Albin Kurti, i Vetëvendosjes ka fajësuar gjithkënd tjetër se pse po s’po e lënë nisjen e orës kushtetuese për të zgjedhur Qeverinë Kurti III, për të cilën thotë se i ka numrat.

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë përcaktues edhe për zhvillimet politike në nivelin qendror.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), Donika Emini, thonë se gara e partive politike në rundin e dytë të votimit do t’i ndikojë negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ose do të kemi një qeveri shumë të shpejtë, me një koalicion të madh shqiptar – LVV, PDK dhe LDK, ose do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë Arifi.

Sipas Eminit, partitë e ish-opozitës nuk do të bëjnë shumë lehtë një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa janë në garë të ashpër me të në disa komuna për rundin e dytë, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.

Sa i përket veriut të Kosovës, ku Lista Serbe u rikthye në pushtet, Arifi dhe Emini thonë se mbetet për t’u parë se si do të udhëheqë partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe nëse ajo do t’i zhbëjë vendimet e kryetarëve shqiptarë.

“Humbje e madhe për Kosovën”, e quante Kurti se pse s’po i çelet udha—përderisa gjendja ishte se mbante të mbyllur vetë rrugën për atë sahat kushtetues.

Njëherë votimi i fshehtë, pastaj sërish votimi i fshehtë, e pastaj Nënkryetari serb, pas tre aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, tash është mandatuar për të zgjedhur qeverinë Kurti III, për të cilën, sërish thotë se i ka numrat.

Por, brendarreshtash, vetëm sot, e la të kuptojë që edhe nuk i ka numrat.

Nga Nisma Socialdemokrate ditëve të fundit të prerë që për sa kohë Dimal Basha vazhdon të jetë Kryetar të Kuvendit, s’mund të ketë bashkëpunim për koalicion të ri, Kurti e flet me kollaj se qeverinë e bën para 26 qershorit.

“Qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i ri i qeverisë sonë, neve na duhet një mandat tjetër në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet por edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e 7 të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar dhe duhet ta kemi një mandat rregullt i cili pa dyshim do të fillojë porsa ne ta nxjerrim në seancë përbërjen e re të qeverisë Kurti 3.”

Por, mëpastaj e la të kuptojë që edhe s’i ka numrat—që në rast se nuk do të ketë Qeveri Kurti III “jemi të gatshëm për zgjedhje të reja” në nivel vendi.

“Komunikimi dhe biseda që do të zhvillojmë janë ato që do ta përbëje qeverinë e re të Republikës, Kurti 3 dhe nuk mund të flas më shumë në këtë fazë”.

Vetëvendosje është në “vija të kuqe” me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu, në ditën kur u shpall “i konstituuar” Kuvendi i Kosovës.

Për sa i përket afateve për formimin e qeverisë së re që duhet të zgjedhet përbrenda 15 ditësh pas mandatimit nga presidentja, Vjosa Osmani, Haxhiu nuk tha se ku do t’i bëjnë votat.

Deri më tash, Vetëvendosja ka shkuar më së larti në 57 vota në Kuvend të Kosovës. “Duke qenë që sot u konstituua përfundimisht Kuvendi, ne do të vazhdojmë konsultimet me të gjitha partitë, jo këtu PDK-në dhe jo këtu Listën Serbe, por nuk përjashtoj deputetë nga partitë politike”, u shpreh Haxhiu.

“Do të fillojmë me procedura për mandatarin, Albin Kurti, i cili do të drejtojë qeverinë Kurti 3. Kurti është personi më i votuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Jemi të interesuar që sa më parë të fillojmë me procedura dhe do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetë të tjerë”, ka deklaruar Haxhiu.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës është i bindur që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më së largu në dhjetor – dhe se Albin Kurti nuk i ka votat.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës shprehen të bindur se në afatin 15 ditor Albin Kurti zhveshet njëherë e mirë nga pretendimi 247 ditor se i ka numrat.