Çitaku: PDK doli me më së shumëti asamblistë anembanë Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit nga rradhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nga zgjedhjet e 12 tetorit, doli se PDK, ka më së shumëti asamblistë në krejt Kosovën.

Sipas Çitakut PDK del se fitoi 208 ulëse në Kuvende Komunale, krahas 199 të LDK-së, e 188 të Lëvizjes Vetëvendosje.

E plotë:

Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm 💪🇽🇰

Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.

Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.

Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.

Vetëm përpara