Trump njofton fundin e një epoke terrori në Gaza: Sot qielli është i qetë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlamentin izraelit.

“Është një nder i madh, vend i bukur”, filloi ai, duke qeshur.

“Ne jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të lartë për besim të ripërtërirë dhe mbi të gjitha një ditë për t’i dhënë falënderimet tona më të thella Perëndisë”, vazhdoi Trump.

Presidenti amerikan tha se “pas kaq shumë vitesh lufte të pandërprerë dhe rreziku të pafund, sot qielli është i qetë dhe armët kanë ndaluar”.

“Ky nuk është vetëm fundi i një lufte, ky është fundi i një epoke terrori dhe vdekjeje dhe fillimi i epokës së besimit dhe shpresës, dhe të Zotit.”

“Është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe harmonie të qëndrueshme për Izraelin dhe të gjitha kombet e asaj që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor.”

Presidenti amerikan më pas e bën Benjamin Netanyahun të ngrihet në këmbë dhe i thotë Knessetit se “ai nuk është njeriu më i lehtë për t’u përballur”.

“Por kjo është ajo që e bën atë të madh”, shton Trump.