Ardian Gola i Vetëvendosjes ka performuar dobët më shumë se Mimoza Kusari-Lila në vitin 2021 (raundi i parë) në zgjedhjet lokale kundër Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kusari-Lila kishte marrë 15 mijë e 426 vota në raundin e parë në garën kundër Ardian Gjinit – përkatësisht 37.2%.
Derisa votat e Ardian Gjinit mbeten identike në Gjakovë si në 2021 (raundi i parë) si më 2025 (raundi i parë), Vetëvendosja me Golën del të ketë humbur rreth 2 mijë e 500 vota.


Ardian Gola edhe zgjedhjet e fundit parlamentare dështoi të merr mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.