Jori Delli vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në botën e modës dhe stilit.
Në paraqitjen e saj më të fundit, modelja dhe influencerja shqiptare ka treguar edhe një herë se klasi dhe shija nuk janë rastësi, por pjesë e pandashme e saj.
E veshur me një kombinim të guximshëm dhe elegant, Jori u shfaq me një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e kishte kombinuar mjeshtërisht me një bluzë të ngjitur ngjyrë vishnje dhe një fund me katrorë.
Jori Delli/Instagram
Si aksesorë përfshiu syzet dhe çantën e kuqe, që i dhanë një prekje sofistikuese pamjes së saj, ndërsa flokët e kapura në një gërshetë të gjatë dhe të rregullt përfunduan dukjen me delikatesë dhe stil.
Me një gotë kafe në dorë dhe revista të modës nën krah, Jori dukej si e dalë nga faqet e një reviste mode.
Jori Delli/Instagram
Ajo është padyshim një frymëzim për shumë vajza që duan të kombinojnë thjeshtësinë me elegancën urbane.
Ndërkohë që temperaturat bien dhe vjeshta merr formë, Jori na kujton se stili nuk ka stinë, ai është një qëndrim. Dhe ajo e zotëron atë më së miri!
Jori Delli/Instagram
Jori Delli/Instagram
Jori Delli/Instagram