Analiza e rezultateve, prognoza për balotazh dhe matematikat që duhet t’i bëjnë partitë për këtë përballje, sipas Shkëlzen Maliqit

Analisti Shkëlzen Maliqi i ka bërë një analizë zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje. Ai ka thënë se VV i ka fituar tre komuna në rundin e parë dhe në 12 do të garojë me LDK’në, në 4 me PDK’në dhe në 2 me AAK’në në balotazh.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar tre komuna në raundin e parë, Podujevën, Kamenicëln dhe Shtimën, dhe ka më së shumti përballje në balotazh,  Në 12 komuna vazhdon të garojë ku 6 prej tyre janë me LDK-në, 4 me PDK-në dhe 2 me AAK-nlë. Ur  Ky konfiguracion tregon një përballje frontale të VV-së me partitë e opozitës, ku me gjasa e paguan çmimin për diskriminimin e komunave të udhëhequra nga partitë e opozitës.”

Sipas Maliqit, VV e ka të sigurt fitoren në Gjilan dhe ka përparësi në Fushë Kosovë.

“Te përballja me LDK-në, VV-ja e ka të sigurtë fitoren në Gjilan (VV 49.7 – LDK 34.2, dhe ka përparësi serioze në Fushë Kosovë (VV 45.1 – LDK 36.6) Në dy komuna hyn me konkurencë të ngushtë: Prishtinë (LDK 33.8 – VV 32.9)  dhe Obiliq (LDK 46.5 – VV 44.0). VV është pa shansa në Pejë (LDK 46.1 – VV 28.1) dhe në Viti me ngecje serioze (LDK 38.5 – VV 32.6).”

Ai ka thënë se VV fiton dy komuna, LDK 4 përfshirë Prishtinën.

“PROGNOZA: VV 2 komuna,  LDK 4 komuna duke përfshi Prishtinës ku gara është e ngushtë[ por favorite LDK-ja”

Maliqi ka thënë se në të gjitha përballjet VV-PDK, PDK do të fitojë.

“VV me PDK do të balllafaqohet në katër komuna dhe në të gjitha është në disavantazh.   Në Prizren (PDK 41.9 – VV 29.9), në Vushtri (PDK 45 vs VV 30) PDK-ja PDK ka avantazh bindëse, në Kaçanik ka përparësi (PDK 39.7 – VV 37.9). Në Mitrovicën e jugut gara ëshrë shumë e përafërt  (PDK 47.9 – VV 47. Prognoza. VV  asnjë komunë  – PDK 4 komuna duke përfshirë Mitrovicën e jugut me garë të ngushtë por ku favorite është PDK-ja”

Ndërsa sa i përket përballjeve VV-AAK, Maliqi thotë se VV është pa gjas anë Rahovec dhe Gjakovë.

“VV ja i ka dy përballje me AAK-në, ku është pa gjasa në Gjakovë (AAK 47.4 – VV 33.5) dhe Rrahovec (AAK 37.2 – VV 28.9)”

“BALOTAZHET TJERA:AAK – LDK    Suharekë (AAK 45.6 – LDK 31.9), Junik (47.9 v- LDK 40)

Parashikim: AAK 2 – LDK 0

LDK – PDK    Dragash (LDK 44,0 – PDK 38.3)

Parashikim: LDK 1 – PDK 0”

Maliqi ka thënë se betejat kryesore janë Prishtina dhe Mitrovica e Jugut.

“LDK dhe PDK në ballotazh nuk përplasen askund pos në Dragash, ku LDK-ja fiton.Në dy përballjet kryesore por edhe disa komuna të diskutueshme LDK-ja për të fituar ato komuna e ka vitale votën e përkrahlësve të PDK-së sidomos në Prishtinë. Edhe PDK-ja e ka vitale votën e LDK-së në Mitrovicën jugure dhe disa komuna tjera. Marrëveshjet e PDK, LDK dhe AAK në nivelin lokal do ta bënin ish opozitën favorite absolute në zgjedhjet e ardshme të përgjithshme. VV-ja i ka vitale fitoret në Prishtinë dhe Mitrovicë jugore, por i duhet marrëveshja me votusit e PDK-së në Prishtinë dhe votuesit e LDK-së në Mitrovicën jugore.  VV-ja nuk ka kapacitete negociuse për të arritur të dy marrëveshjet njëkohësisht, e ndoshta as ndaras, sepse rrezikon ose humbjen e kryqytetit, që e ka objektiv kryesor për kontrollin e pushtetit dhe të resurseve ekonomikme të Kosovës, ose e humb Mitrovicën Jugore, ku ka investuar më së shumti për narativin e çlirimit të veriut të Kosovës dhe politikat fërkuese me SHBA-të dhe BE-në. Për një koalicion të natyrshëm në bayë të votë dhe kongtrollit të komnumave PDK-LDK lypset zbutja e qëndrimeve të Lumir Abdfixhikut, që mbante qëndrim refuyues edhe ndaj VV-së edhe ndaj PDK-së. Në konstalacionin e tashëm nëse e humb Prishtinën, Abdixhiku e humb edhe betejen e brendshme në LDK, ose më saktë është i humbur në të dy variantet.”