Sami Lushtaku shpall ‘fitoren e madhe’, fton drenicakët te sheshi Adem Jashari

Sami Lushtaku ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve, duke shpallur fitoren në Komunën e Skenderajt, transmeton Klankosova.tv

Ai i ka ftuar qytetarët e vet të festojnë në sheshin ‘Adem Jashari’.

“Fitoren e madhe e festojmë bashkë!

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse.

Duke ju falënderuar për besimin e madh, ju ftoj në këtë festë të përbashkët!

#VazhdojmëPërSkenderajn

#PDK191

SL”/ Klankosova.tv

The post Sami Lushtaku shpall ‘fitoren e madhe’, fton drenicakët te sheshi Adem Jashari appeared first on Klan Kosova.