Partia Demokratike ka deklaruar se i ka fituar këto zgjedhje lokale, dhe ndodhet në balotazh në më së shumti komuna.
“Kam kënaqësinë t’ju konfirmoj se PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Vlora Çitaku në konferencë për media pas mbylljes së votimit.
“PDK ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është partia me më së shumti komuna në balotazh”.
Ajo po ashtu tha se kandidati i tyre për kryetar Prishtine, Uran Ismaili, është në balotazh ndonëse sondazhet po e qesin të tretin.
The post PDK deklaron se ka fituar më së shumti komuna appeared first on Klan Kosova.