Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët që votuan sot dhe tha se procesi zgjedhor është përmbyllur pa incidente.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se qytetarët kanë vendosur dhe i falënderoi për vendimin e tyre.
“Sapo u përmbyll edhe një proces zgjedhor, siç na ka hije, pa incidente. Derisa po presim rezultatet e para, ju falënderoj secilin prej jush që keni dalë sot në votime, për Gjakovën tonë, për katër vitet e ardhshme.”
“Sovrani ka vendosur, e ne na mbetet ta nderojmë dhe ta respektojmë vendimin e tij. Faleminderit, Gjakova ime!”, ka shkruar Gjini.
Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë, me 50.67%. /Klankosova.tv
The post Gjini pasi doli i pari në Exit Pollin e Klan Kosovës: Sovrani ka vendosur, e ne na mbetet ta nderojmë appeared first on Klan Kosova.