Valon Beqiri, menaxher i Qendrës së Votimit në Novobërdë, në shkollën “Minatori”, ka thënë se deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident të vetëm.
“Gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve, pa asnjë incident deri më tash. Nuk ka asgjë që e dëmton procesin zgjedhor”, u shpreh ai për gazetarin e Klan Kosova, Flamur Gajtani.
Ai tha se në këtë qendër votimi janë mbi 900 persona me të drejtë vote, ndërsa ka si shqiptarë, ashtu edhe serbë.
“Këtu votojnë të dy komunitetet, edhe shqiptarë edhe serbë, llogariten mbi 900 votues, dhe deri në ora 15:00 kemi pasur rreth 260 votues”, tha Beqiri.
Ai shtoi se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, këto zgjedhje kanë qenë shumë më mirë, pa asnjë incident të vetëm.
“Ka ndikuar vetëdijesimi qytetar”, deklaroi Valon Beqiri. /Klankosova.tv
The post Shqiptarë e serbë votojnë në “paqe” në Novobërdë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.