Raportimi në portalin më produktiv në vend, Klankosova.tv, ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ndër personat e parë që e nisi ditën me një ekip të madh gazetarësh është edhe redaktorja Vesa Rama-Ago.
Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se po bëhet një punë e palodhshme nga i gjithë ekipi.
“Në portalin më të madh në vend, puna ka nisur nga ora 06:00 e mëngjesit dhe deri tani ka shkuar shumë mirë. Gazetarët janë lodhur pak, por dinamika është aq interesante sa që edhe në këto momente kanë vrull për të punuar. Por, me rëndësi është se gjithçka ka shkuar mbarë dhe mirë deri tani.”
“Teknikisht nuk kemi pasur asnjë telash, dhe fatmirësisht as në komunat e Kosovës nuk ka pasur parregullsi të shumta. Edhe kjo ka bërë që procesi i punës në portalin e Klankosova.tv të shkojë sa më mirë,” ka thënë Rama-Ago.
Mbulimi maratonik i këtyre zgjedhjeve do të vazhdojë deri në përfundimin e gjithë këtij procesi zgjedhor që do të zhvillohet sonte. /Klankosova.tv
The post Rama-Ago: Dinamika e punës në portalin Klankosova.tv ka nisur nga mëngjesi e po vazhdon (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.