Ndërsa qytetarët po nxitohen të hedhin votën e tyre në orët e fundit para mbylljes së qendrave të votimit, në Gjilan është zhvilluar një garë krejt tjetër, ajo e peshkatarëve në Liqenin e Livoçit.
Të apasionuarit pas peshkimit patën mundësinë të marrin pjesë në këtë aktivitet që për shumë prej tyre është hobi i përditshëm.
Kryetari i garës tha se kjo ditë shënoi edhe finalen e aktivitetit, ku pjesëmarrja dhe zënia e peshqve ishin në nivel të kënaqshëm.
“Kjo ka qenë dita e gjatë e garës sonë, finalja. Ka pasur mjaft peshq dhe gjithçka ka shkuar mire”, tha ai në një intervistë me gazetarin e Klan Kosovës, Flamur Gajtanin.
The post Garë edhe në Livoç, jo për zgjedhje – por për kapje peshku (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.