Tre persona janë arrestuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë.
Siç raporton gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Bekolli, personat e arrestuar dyshohet se ushtruan detyrën e “asistentit” në votimin e personave votues, transmeton Klankosova.tv.
Bekolli tutje thotë se që të tre janë raportuar te organet e rendit, prej nga erdhi edhe arrestimi i tyre.
“I katërti, sipas informacioneve të mia gjendet lart momentalisht, dhe së shpejti pritet të dalë dhe të shoqërohet në stacionin e policisë”, u shpreh tutje gazetari.
The post Tre të arrestuar në Fushë Kosovë, asistuan qytetarët në votim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.