Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe veri të vendit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.

Sipas një postimi të Zyrës së BE-së në Kosovë në X, Orav këtë vizitë e bëri së bashku me kolegë dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Klankosova.tv.

“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtina dhe Mitrovica Veriore ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ndër të tjera Orav.

The post Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe veri të vendit appeared first on Klan Kosova.