Gjakovarët me shumë kërkesa e ankesa për kandidatët e tyre (VIDEO)

Banorët e Gjakovës kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, ndërsa procesi është zhvilluar përgjithësisht i qetë, me disa ngatërresa të vogla në disa qendra votimi.

Në qytet janë një numër i madh i vullnetarëve të rinj, të cilët po ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Përveç votimit, gjakovarët kanë pasur edhe mundësi të shprehin mendimet, pakënaqësitë dhe pritshmëritë e tyre ndaj kandidatëve për kryetar dhe asamble.

Ideal Shereli, njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti,  nga Activism Roots’ tregoi se kjo nismë është zhvilluar gjatë javëve të fundit.

“Kanë pasur kohë dy javë që kushdo që ka dashur të shprehë mendimin e vet, jo vetëm për kryetar, por edhe për asamblistë. Ka qenë hera e parë që organizohet një aktivitet i tillë”, tha ai në intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Diellëza Berisha.

The post Gjakovarët me shumë kërkesa e ankesa për kandidatët e tyre (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.