Komuna e vogël e Anamoravës, Kllokoti, ka shfrytëzuar ndjeshëm të drejtën e votës që në orët e para të ditës.
Siç raportoi gazetari i Klan Kosovës, deri në orën 11:00, kanë votuar rreth 1 mijë e 200 qytetarë, një përqindje më e lartë krahasuar me shumë komuna të tjera të vendit.
“Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë. Në këtë pikë votimi, që është multietnike, kanë qenë të pranishëm edhe disa misione ndërkombëtare”, tha Ademi.
The post Komuna e vogël e Anamoravës – Kllokoti, me numër të madh votuesish (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.