Ish-deputeti Humolli kritika klasës politike: Nuk po ju intereson gjendja e qytetarëve (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, ka folur rreth gjendjes politike në vend.

Humolli tha se moskrijimi i Kuvendit për disa muaj është përgjegjësi e klasës politike.

Por, sipas tij kjo kohë ka treguar se tashmë idhull politik nuk ka.

“Kur s’ka idhull politik, atëherë demokracia është me vlera më të mëdha”, tha Humolli.

Ish-deputeti kritikoi ashpër partitë politike, duke thënë se nuk po ju intereson gjendja e qytetarëve, por pozicioni aktual vetanak.

“Nuk kanë vizion të qartë politik, atëherë kur nuk ke vizion të qartë politik do të jetë e vështirë të diskutohesh me këtë kategori”, theksoi Humolli.

Ish-deputeti i VV-së paralajmëroi se do të vijnë ditë të mira në funksion të demokracisë./ Klankosova.tv.

The post Ish-deputeti Humolli kritika klasës politike: Nuk po ju intereson gjendja e qytetarëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.