Të drejtën e saj për të votuar e ka shfrytëzuar edhe ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Daka tha se pret që ky proces zgjedhor të ecë mbarë.
“Pres që Prishtina ta ketë kryetarin që e meriton”, tha ajo.
Ajo theksoi se ndjenë nostalgji rreth punës së saj që ka bërë në Komisionin Qendror Zgjedhor.
“Të gjithë ta kryen punën e vet. Besoj që çdo gjë do të shkojë ashtu siç duhet”, deklaroi ajo.
Ish-kryetarja e KQZ-së shtoi se nuk do ta pranonte sërish të ishte pjesë e këtij institucioni.
“Unë e kam përfunduar punën time me nder dhe sukses”, shtoi Daka.