Shqipëria ka mposhtur Serbinë në Leskovc për tre pikët e mëdha në synimin e kuqezinjve: Kampionatin Botëror.
Ishte Rej Manaj që në fund të pjesës së parë realizoi golin e fitores së madhe të kuqezinjve kur lëshoi një goditje të fuqishme për të mposhtur portierin serb.
Krejt në fund të takimit, Nedim Bajrami kishte mundësinë e madhe për të mbyllur ndeshjen me 2 me 0, por portieri serb priti goditjen e tij.
Shqipëria tani i ka 11 pikë në vendin e dytë të Grupit K të kualifikimeve për Botërorin 2026. Serbia mbetet në vendin e tretë me tetë pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të luajtur. Fitorja në Leskovc do të thotë që Shqipëria është shumë afër vendit të dytë në grup, që siguron plejofin.