Votuesi në Kosovë mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 38 komuna të Kosovës pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar politike: me Kuvendin e konstituuar vetëm pas gjashtë muajsh përpjekje dhe me Qeverinë ende në detyrë.

Kjo situatë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, i jep këtij procesi elektoral një dimension më të gjerë sesa thjesht lokal.

Megjithatë, ata nuk presin që kriza në nivel qendror të ndikojë ndjeshëm te sjellja e votuesve në komunat e Kosovës.