Ja çfarë i duhet Italisë për të siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

Italia do të luajë sonte ndeshjen e pestë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në transfertë në Tallinn ndaj Estonisë. Për “axurrët” e drejtuar nga Gennaro Gattuso vlen vetëm fitorja. Po ashtu, italianët shpresojnë që Norvegjia të lërë pikë në përballjen në Oslo ndaj Izraelit.

Që Italia të përfundojë në krye të grupit dhe të kualifikohet direk për në Kupën e Botës, Norvegjia do të duhet të humbasë pikë në njërën nga dy ndeshjet e saj të ardhshme, dhe “Axurrët” gjithashtu do të duhet të fitojnë të katër ndeshjet e mbetura, përfshirë ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese kundër norvegjezve në nëntor.

Nëse Norvegjia fiton të dyja dy ndeshjet e saj të ardhshme, Italia do të ketë ende një shans të vogël për t’u kualifikuar automatikisht, por kjo kërkon fitoren e të gjitha ndeshjeve të mbetura kualifikuese, përfshirë atë kundër Norvegjisë në nëntor, dhe përmbysjen e një diference golash prej +16 gjatë katër ndeshjeve të ardhshme.

Në rast se Italia përfundon e dyta në grup, atëherë do të kërkojë biletën për në Botëror përmes play-offit. Norvegjia aktualisht ka 15 pikë të plota në 5 ndeshje, Italia 9, por një ndeshje më pak.

The post Ja çfarë i duhet Italisë për të siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026 appeared first on Telesport.